Hiqet rrethrrotullimi nga qendra e qytetit (Foto, Video)

Mbrëmë është hequr rrethirrotullimi nga qendra e qytetit...

Mbrëmë rreth orëve të vona të mbrëmjes ka filluar edhe heqja e rrethrrotullimit i cili para disa vitesh ishte vendosur me arsye për rregullimin e komunikacionit kjo gjë është bërë e ditur nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale nga ana e kryetarit të komunës së Preshevës i cili e ka cilësuar atë rreth si një pengesë në zhvillimin e komunikacionit.

Ndërkaq për ta bërë më të qartë këtë fakt dhe arsyen e heqjes ekipi i TV Aldi ka marrur dhe prononcimin nga udhëheqësi i drejtorisë për punë komunale ndërtimore dhe banesore z.Xhelal Hasani. Për shkak të pengesave që paraqiste vazhdimisht në zhvillimin e komunikacionit e veçanërisht kur bëhet fjalë për mjete e mëdha kjo ka qenë një pengesë e kahmotshme e cila është dashur që eliminohet prandaj edhe është vendosur që të hiqet.

z. Hasani ka thënë që vendimi është sjellur nga këshilli komunal dhe faktikisht kemi bërë vetëm disa ndryshime dhe rrethi i vjetër do të zëvendësohet me një rreth të ri mirëpo ky nuk do të paraqes pengesa në qarkullimin e lirë të komunacionit.

Duke parë që masat nuk janë ndërmarrë menjëher për të shmangur problemet deri në këto orë andaj luten qyetarët që të jenë më vigjilent dhe të informuar për situatën e tanishme.