Komuna e Preshevës me projekte infrastrukturore për B.L. Bushtran (Video)

Kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi ka vizituar bashkësinë lokale Bushtran ...

Kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi ka vizituar bashkësinë lokale Bushtran ku me këtë rast ka vëzhguar nga afër edhe problemet me të cilat përballen banorët e kësaj bashkësie lokale.

z. Arifi ka përmendur disa projekte të cilat pritet të implementohen në këtë bashkësi lokale gjatë vitit të ardhshëm siç është rregullimi i shtratit të lumit, rregullimi i disa rrugëve si dhe rregullimi i parkut të fshatit investim ky që do të bëhet në bashkëpunim me mërgimtarët tanë të cilët jetojnë në vende të jashtme.

Bashkësia lokale Bushtran ka qenë e lënë anash për shumë kohë dhe tani po bëjmë përpjekje për ta përfshirë në plan investiv ka thënë z.Arifi.