• E mërkurë / Jan-23 05:55
  • Kontakt

Veton Saqipi: Shkolla e fshatit Leran në kushte të mjerueshme (Video)

Veton Saqipi kohëve të fundit është zgjedhur ushtruesi i detyrës së drejtorit të shkollës fillore ‘’9 Maji’’...

Shkolla e fshatit Leran ‘’9 Maji’’ tashmë ka vite që përballet me probleme të shumta, me kushte të këqija dhe gjendje shumë të rënduar kjo duke vështirësuar dhe zhvillimin e rregulltë të procesit mësimor.

Duke filluar nga kulmi i kësaj shkolle i cili është i ndërtuar nga material kancerogjenë dhe kërkon intervenim të menjëhershëm përshkak se dëmton edhe shëndetin e nxënësve, salla e edukatës fizike e cila nuk plotëson kriteret për zhvillimin e orës së ed.fizike përshkak të mungesës së ngrohjes me ç'rast ambienti është shumë i ftohtë e kësaj duke i'a bashkëngjitur edhe dëmtimin e disa dritareve dhe mungesën e ndriçimit elektrik.

Para disa ditësh është zgjedhur ushtruesi i detyrës së drejtorit të shkollës fillore ‘’9 Maji’’ z.Veton Saqipi i cili ka treguar më konkretisht në lidhje me kushtet dhe gjendjen e kësaj shkolle ku përveç të lartëpëmendurave shkolla përballet edhe me probleme të tjera siç janë kabineti i informatikës dhe tualetet e shkollës dhe kërkon zgjidhjen e këtyre problemeve.

Shkolla ‘’9 Maji’’ si të gjithë institucionet e tjera shkollore është duke u përballur me tepricën teknologjike për shkak të zvogëlimit të numrit të nxënësve në 288 nxënës ka thënë z.Saqipi.

Shkolla ‘’9 Maji’’ për shkak të gjendjes së vështirë për zhvillimin e procesit mësimor pritet që në të ardhmen të intervenohet me projekte konkrete.


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48