Arifi: Kanalizimi fekal një problem i kahmotshëm për banorët e B.L. Leran (Video)

Kryetari i komunës së preshevës z.Shqiprim Arifi sot ka vizituar bashkësinë lokale Leran...

Kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi sot ka vizituar bashkësinë lokale Leran dhe është takuar me banorët e këtij fshati me të cilët ka biseduar për problemet me të cilat po përballen.

Një problem tashmë me vite që shqetëson banorët e kësaj bashkësie lokale është kanalizimi fekal i cili që tashmë 8 vite është i bllokuar.

Kryetari Arifi ka thënë që përshkak të këtij problemi i cili është dashur të zgjidhej para shumë viteve ne jemi detyruar që të intervenojmë në këto kanalizime bashkë me ndërmarrjen publike ‘’Moravica’’ për t’I zhbllokuar.

Kryetari Arifi ka thënë që kjo është vetëm një zgjidhje e përkohshme ndërkaq ne do të përpiqemi që t'i japim një zgjidhje përfundimtare.

Përveç kanalizimit fekal kryetari Arifi ka folur edhe për projekte të tjera për bashkësinë lokale Leran për rregullimin e rrugëve si dhe përfshirjen e bashkësisë lokale Leran në rrjetin e grumbullimit të mbeturinave në ndërmarrjen publike ‘’Moravica’’.

Përveç projekteve infrastrukturore në bashkësine locale Leran pritet që në të ardhmen të implementohen projekte edhe në shkollën fillore ‘’9Maji’’.


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48