Haradinaj diskuton me kancelarin austriak për integrimin e Ballkanit në BE

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është duke qëndruar në Budva të Malit të Zi, ku po zhvillohet Konferenca Ekonomike...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është duke qëndruar në Budva të Malit të Zi, ku po zhvillohet Konferenca Ekonomike. Me këtë rast Haradinaj ka bërë të ditur se ka takuar Kancelarin austriak, Sebastrian Kurz si dhe kryeministrin malazez, Dusko Markoviq.

Haradinaj ka thënë se kjo është një mundësi e mirë për të diskutuar lidhur me bashkëpunimin ekonomik rajonal, si dhe për progresin e Ballkanit Perëndimor në perspektivën evropiane.

Postimi i plotë:

Rajoni ynë po lëvizë në drejtimin e duhur dhe në këtë dinamikë të re, bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona po intensifikohet, duke shtuar optimizmin në rrugëtimin e përbashkët drejt BE-së. Mëngjesin e sotëm, në kuadër të Konferencës Ekonomike, që po mbahet në Budva të Malit të Zi, takova Kancelarin austriak, Sebastian Kurz dhe Kryeministrin malazez, Dusko Markoviq. Një mundësi e mirë për të diskutuar për bashkëpunimin ekonomik rajonal, si dhe për progresin e Ballkanit Perëndimor në perspektivën evropiane.