Banorët e B.L. Norçë të kënaqur me projeket e implementuara gjatë këti viti (Video)

Banorët e B.L. Norçë të kënaqur me projeket e implementuara gjati këtë viti...

Bashkësia lokale Norçë pas shumë kohësh që ka qenë e lënë anash sa i përket investimeve infrastrukturore këtë vit ka pasur mjaft ndryshime kjo falë bashkëpunimit që ka pasur komuna më banorët e këtij fshati.

Kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi në vizitën që i ka bërë bashkësisë loakle Norçë ka parë nga afër projektet që janë realizuar gjatë këtij viti dhe është ndarë shumë i kënaqur me rezultat në këtë  bashkësi lokale duke filluar nga rregullimi i kanalizimit atmosferik të mahallës së poshtme të gerajve pastrimin e deponisë dhe kyçjen e bashkësisë lokale në rrjetin e gumbullimit të mbeturinave në ndërmarrjen publike ‘’Moravica’’.

Përveç projekteve të implementuara deri më tani kryetari Arifi ka thënë që tani jemi edhe drejt fundit të vitit dhe tashmë edhe projektet janë drejt fundit dhe vetëm po  i vlerësojmë mirëpo për vitin 2019 do të realizojmë projektet e reja.

Bekim Rexhepi banorë i bashkësisë lokale Norçë është ndarë shumë i kënaqur me projektet e realizuara deri më tani dhe është mirënjohës për faktin që komuna nuk e ka lënë anash këtë bashkësi.

Kërkesa e z.Rexhepi dhe dëshira e tij si banorë i thjeshtë është edhe ndërtimi i  një parku për fëmijët.

Bashkëësia lokale Norçë është një nga ato fshatra e cila ka ndryshuar në kuptimin pozitiv si nga infrastruktura poashtu dhe nga pastërtia dhe pritet që gjatë vitit të ardhshëm të vazhdojnë projektet të tjera.


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48