Qytetarët shprehin mendimin e tyre në lidhje me zgjedhjet për Këshill Kombëtar Shqiptar (Video)

Zgjedhjet për Këshill Kombëtar Shqiptar do të mbahen më 4 nëntor

Po afrojnë zgjedhjet për Këshill Kombëtar Shqiptar ku me datë 4 nëntor do të votojnë popullsia shqiptare për anëtarët të cilët do të përbëjnë Këshillin Kombëtar Shqiptar i cili në vetvete përmban katër shtylla kryesore siç janë: arsimi, kultura, informimi , gjuha dhe simbolet kombëtare.

Përderisa subjektet të cilat do të garojnë për të fituar shumicën në këtë këshill kanë filluar me fushatën parazgjedhore duke i ftuar për t'i mbështetur në mënyrë masive ditën e zgjedhjeve çështja është se sa qytetarët tanë e kuptojnë vlerën e këtyre zgjedhjeve dhe rëndësinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar si zë i shqiptarëve dhe institucion i cili mbronë të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Për të kuptuar më qartë këtë gjë në një intervistë të thjeshtë të zhvilluar në qytetin e Preshevës e cila në vetvete përmbante pyetjen se: A e dini çfarë janë zgjedhjet për Këshill Kombëtar Shqiptar dhe nëse po a do të votoni për këto zgjedhje? përgjigja nuk ishte aq befasuese duke marrë parasysh edhe faktin që qytetarët janë gjithmonë të rezervuar kur bëhet fjalë për çështje politike, në shumicën e rasteve ata nuk e dinin se çfarë janë zgjedhjet për Këshill Kombëtar Shqiptar, dhe shumë rrallë ata e dinin se për çfarë bëhet fjalë dhe se po do të votojnë.

Nga intervista e zhvilluar me qytetarët lë për të kuptuar që popullsia jonë akoma janë në konfuzion dhe nuk e kuptojnë se çfarë është Këshilli Kombëtar Shqiptar çfarë simbolizon ai e pastaj të jenë më të vendosur se kush do t'i përfaqësojë të drejtat e tyre në këtë institucion kombëtar.


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48