• E mërkurë / Jan-23 05:50
  • Kontakt

Thaçi në Bjellorusi: Kosova do të prezantohet si storje suksesi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Minsk të Bjellorusisë, për të marrë pjesë në Konferencën...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Minsk të Bjellorusisë, për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë të Munihut, ku pjesëmarrës do të jenë liderë të shumë shteteve.

Presidenti Thaçi ka thënë për RTK se kjo vizitë është e një rëndësie të veçantë, derisa sa ka theksuar se shtetin e Kosovës do ta prezantojë si një storie të suksesit.

Ai po ashtu ka folur edhe për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje me Serbinë, me njohje reciproke të shteteve, për të ardhme evropiane.

“Pjesëmarrja e delegacionit kosovar në këtë takim është e një rëndësie të madhe për Kosovën sepse Kosova për herë të parë merr pjesë në një takim të tillë të shteteve të përfaqësuara nga e gjithë bota që organizohet në Bjellorusi, një vend i cili ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Prandaj vlerësoj se është një mundësi shumë e mirë që të kemi kontakte me përfaqësuesit e shtetit të Bjellorusisë dhe përfaqësuesit e kësaj bote që ende janë në proces hezitues apo janë në një proces të shikimit të vendimit të tyre për shtetin e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

“Shteti i Kosovës është një storie e suksesit dhe si storie të tillë do ta prezantojë edhe nesër në fjalën hyrëse që do  ta kem të konferencës që do të flas për Kosovën, për rajonin për domosdoshmërinë e arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi, një marrëveshje kjo gjithëpërfshirëse që nënkupton njohjen e Kosovës, që hap perspektivë të sigurt dy vendeve perspektivën evropiane, por për Kosovën edhe njohjen nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, pastaj edhe mundësinë e heqjes së vetos ruse nga Këshilli i Sigurimit dhe Kosova të fitojë një njohje globale”.

“Mendoj se pjesëmarrja e Kosovës në këtë konferencë është edhe një mundësi tjetër, por është realisht një njohje më e gjerë ndërkombëtare për suksesin, progresin dhe realitetin e Kosovës si vend i pavarur dhe sovran, si një proces krejt i pandalshëm. Do të kem takime të ndryshme me lider të ndryshëm të cilët janë në konferencë, natyrisht do të marrim pjesë edhe në pritjen e presidentit të Bjellorusisë që do të organizohet në hapësirat e presidencës së tij ku do të gjithë liderët që marrin pjesë në këtë konferencë, por pres që të takohem edhe me liderët e ndryshëm të Bashkimit Evropian, të ish-republikave sovjetike, gjithashtu edhe të vendeve të tjera të botës. Kështu që është një mundësi shumë e madhe e komunikimit të drejtpërdrejt në një konferencë të përbashkët në një periudhë të shkurtër kohore”, ka deklaruar Thaçi.


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48