Ngulfatet Kuvendi

E ka ngulfatur punën e Kuvendit mungesa e konsensusit për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

E ka ngulfatur punën e Kuvendit mungesa e konsensusit për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pjesa më e madhe e opozitës ka rifilluar bojkotimin e seancave plenare, pasi që, një ditë më parë, deputetët që u përkasin subjekteve politike të koalicionit qeverisës nuk e kanë mbështetur me votë një projektrezolutë që vinte vija të kuqe për temat që mund të diskutohen në fazën përmbyllëse të dialogut me fqinjin verior.

Shkaku i qëndrimeve që të dyja kampet kanë për dialogun, përmbyllja e shumë seancave ka dështuar deri tash. Kuvendi kishte planifikuar që të premten t’iu jepte zgjidhje 52 çështjeve të listuara në rendin e ditës.

Një seancë e nisur prej ditësh ka përfunduar, por është konstatuar mungesa e kuorumit me t’u përfunduar deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48