Shqiptarët në Luginë të Preshevës kanë votuar për Këshillin Kombëtar Shqiptar, PVD radhitet e para (Foto Doc)

Shqiptarët në Luginë të Preshevës kanë votuar për Këshillin Kombëtar Shqiptar...

Dje më datë 4 nëntor janë mbajtur zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar ku me të drejtë vote në komunën e Preshevës kanë qenë 18.283 votues dhe me 23 vendvotime.

Në komunën e Bujanocit gjithsej të regjistruar me të drejtë vote kanë qenë 18.151 dhe me 26 vendvotime, në komunën e Medvegjës janë regjistruar 1633 votues dhe  6 vendvotime.

Për Këshillin Kombëtar Shqiptar kanë garuar 4 parti politike dhe 2 grupe qytetare.

Sipas të dhënave nga komisionerët nëpër vendvotime i gjithë procesi i votimit  është zhvilluar normalisht nuk ka pasur ndonjë parregullsi dhe vendvotimet janë hapur në orën 7.

Bartësit e listave të këtyre partive kanë votuar nëpër vendvotimet repsektive duke uruar për një proces zgjedhor paqësor dhe të drejtë.

Sipas rezultateve preliminare deri më tani:

 Partia për Veprim Demokratik ka dalur partia e parë ne Luginë të preshevës me 4721 vota-6 mandate,

 e dyta është radhitur Alternativa Për Ndryshim me 3725 vota-4 mandate,

 e treta është PD me 2325 vota 2 mandate,

 e katërta PDSH me 1708 vota-2 mandat,

 e pesta LR-PDSH me 1214 vota 1 mandat

 dhe e gjashta AFEDS me 333 vota 0 mandate.

Edhe pse ishin të regjistruar 38.065 qytetar me të drejtë vote në Luginë të Preshevës megjithatë dalja e qytetarëve për të votuar ka qenë  14.026 votues 36.85% që i bie as gjysma e votuesve.

Vetëm në komunën e Preshevës kanë votuar 7319 votues, ndërsa partia e parë ka dalur Alternativa Për Ndryshim me 2599 vota.



Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48