Haradinaj në takim me Kurz, bisedojnë për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Austri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj priti në takim Kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz...

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz bëri thirrje edhe njëherë që qytetarët e vendit ta përkrahin dialogun me Serbinë.

Këto komente ai i bëri pas takimit me kreun e ekzekutivit, Ramush Haradinaj.

“Është mirë të jesh në Kosovë dua të falënderoj për miqësinë mes dy vendeve dhe është  mbështetje e madhe për të dy vendet. Jam i lumtur që jemi ndër investitorët më të mëdhenjtë në Kosovë”.

“Po mbështesim Ballkanin Perëndimor, do të doja që qytetarët e Kosovës ta mbështesin dialogun Prishtinë-Beograd sepse suksesi vjen nga ky dialog që sjell perspektive të re dhe paqe e stabilitet në rajon”.

Ndërsa  Haradinaj tha se është nder për Kosovën që të kenë miq si Austria.

“Biseduam për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Austri dhe perspektivën regjionale të Kosovës dhe rajonit”.