B.L. Raincë këtë vit pret që të hapet objekti multifunskional (Video)

B.L. Raincë këtë vit pret që të hapet objekti multifunskional...

Bashkësia lokale Raincë në planprogramin e tyre për vitin 2018 kanë për qëllim dhe hapjen e objektit multifunksional, objekt ky i cili në brendësii të tij ka shumë funksione si ambulanta e fshatit, zyra e bashkësisë lokale, ofiqaria, çerdhja e fëmijëve si dhe biblioteka.

Në këtë drejtim bashkësia lokale Raincë është duke punuar që ky objekt të hyjë në funksion këtë vit dhe në këtë mënyrë më mos të përballen me problemet e deri më tanishme.

Ekipi i televizionit Aldi zhvilloi një intervist me kryetarin e bashkësisë lokale Raincë z.Ali Sinani ku ai na foli rreth aktivitetit të rregullimit të ambientit të jashtëm në këtë objekt multifunksional. Hapësirat në këtë objekt janë shumë të mëdha dhe në këtë mënyrë ne tashmë jemi duke punuar  në atë drejtim që të sigurojmë dhe instalimin e energjisë elektrike ku duhet të vendosen dy njësor të ri për kyçje në energji elektike.

Sa i përket inventarit shpresojmë që  komuna e ka marrë përsipër që të mobilojë zyrën e bashkësisë lokale ndërsa ambulantës sigurishtë se do t’ja siguron inventarin stacioni shëndetësor në Preshevë kurse çerdhen do ta mobilojë qendra parashkollore në Preshevë.

Takimet me pushtetin aktual janë të përditshme dhe premtimet janë  se objekti do të hapet sa më parë u shpreh z.Sinani.