Vendimi i taksës prej 10% ka prekur edhe bizneset e shqiptarëve në Luginë të Preshevës (Video)

Qeveria e Kosovës ka sjellur vendim për ndalesën prej 10 % për mallrat e Serbisë të Bosnje dhe Hercegovinës

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalesën prej 10 % për mallrat e Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës ky vendim ka prekur drejtpërdrejt edhe në bizneset e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të cilët treg kryesor për plasimin e produkteve të tyre e kanë pikërisht tregun e Kosovës.

Për këtë gjë kanë reaguar edhe fytyra politike si kryetari i komunës së Bujanocit z. Shaip Kamberi i cili ka shkruar:

‘’Kërkoj nga Kryeministri dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, përjashtimin nga këto masa të prodhuesëve dhe produkteve që në Kosovë eksportohen nga Lugina e Preshevës. Prodhuesi shqiptar i Luginës së Preshevës nuk ka mundësi tjetër tregu të plasimit të produkteve të veta, por si treg të vetëm ka tregun e Kosovës. ‘’

Pëveç z.Kamberi ka reaguar poashtu edhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Ragmi Mustafa i cili poashtu mendon që në këtë vendim të nxjerrur nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë duhet të përjashtohen ndërmarrjet e shqiptarëve në Luginë të Preshevës sepse kjo dëmton seriozisht bizneset tona.

Reagimet nuk kanë munguar edhe nga ndërmarrjet private shqiptare nga Lugina e Preshevës të cilët e kanë konsideruar që Qeveria e Kosovës po bllokon bizneset private në komunës të Preshevës dhe në këtë mënyrë po vështirëson edhe gjendjen ekonomike të popullatës rast ky që ka ndodhur edhe me kompaninë ''Europlast'' e cila zhvillon biznesin e saj që nga viti 2001 e që ka të punësuar 15 punëtorë.

Ndërmarrje të shumta janë prekur nga ky vendim e kjo varësisht edhe nga biznesi që ushtrojnë siç është edhe rasti i qumështores ‘’Doda’’ nga Presheva e cila jo vetëm që është prekur drejtpërdrejt por kjo gjë ka prekur edhe blegtorë të shumtë ku rreth 100 prej tyre qumështin e sjellin në këtë qumështore, kështu ka thënë Muhamer Memeti pronar I qumështores ‘’Doda’’.

Ky nuk është rasti i vetëm ku Qeveria e Kosovës po bllokon bizneset e Luginës së Preshevës, kjo ka ndodhur edhe më parë me problemin e polisave e edhe me masat e reciprocitetit probleme të cilat nuk kanë gjetur zgjidhje nga institucionet kosovare.