Sami Salihu: Nuk kemi linja të kuqe me asnjë parti politike (Video)

LR-PDSH ka mbajtur sot konferecnë për media në selinë e saj...

Sami salihu kryetar i grupit qytetar Lëvizja për Reforma e PDSH-së ka thirrur konferencë për media me rastin e përfundimit të procesit zgjedhor të KKSH-së dhe shpalljen e rezultateve.

z.Salihu ka falënderuar votuesit e tij për besimin që i kanë dhënë ku grupi i Lëvizjes për Reforma ka arritur që të ruaj votat të cilat i ka pasur edhe gjatë zgjedhjeve lokale.

Sa i përket marrëveshjeve me partitë e tjera politike Lëvizja për Reforma nuk ka filluar akoma bisedimet për arritjen e marrëveshjeve megjithatë për hir të rëndësisë që paraqet vetë Këshilli Kombëtar Shqiptar ne nuk kemi paraqitur armiqësi me asnjë parti politike, kemi qënduar të rezervuar në këtë aspekt dhe nuk kemi linja të kuqe me asnjë parti politike, ka thënë kryetari i Lëvizjes për Reforma z.Sami Salihu.

Lëvizja për Reforma e PDSH-së në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqipar ka arritur që të ruaj votuesit e saj duke grumbulluar 1214 vota duke i mundësuar kështu një mandat.