Mustafa fton qytetarët e Luginës së Preshevës që ti bashkohen ’’Marshit për Bashkim’’ (Video)

Më 10 nëntor shoqata ''Çamëria'' ka organizuar marshin për mbështetjen e bashkimit të Luginës së Preshevës me Rep.Ekosovës në Prishtinë....

Shoqata ‘’Çamëria’’ Kosovë organizon ‘’Marshin për bashkim’’ marshi do të mbahet më datë 10 nëntor në Prishtinë.

Po të njejtën thirrje e ka bërë dhe PDSH  duke i bër ftesë të gjithë qytetarëve shqipëtarë në Luginë të Preshevës që të mbështesin këtë marsh i cili po organizohet në Prishtinë nga shoqata ‘’Çamëria’’ në nismën e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovë.

Kryetari i PDSH-së z.Ragmi Mustafa ftoi të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës që ti bashkohen ‘’’Marshit për Bashkim’’  duke thënë që ''Ky është mision i bashkimit i cili është nisur nga korriku i këtij viti dhe në këtë fushë si shqipëtar të Luginës duhet ti japim një impuls më shumë për të nisur mesazh për partitë politike në Kosovë që të vetëdijësohen se në këtë rast historik shqiptarët e Luginës së Preshevës duan bashkangjitjen me Republikën e Kosovës’’ tha ndër të tjerash Mustafa.             

Marshi do të mbahet më 10 nëntor, ky marsh do të filloj nga Biblioteka Kombëtare në drejtim të sheshit ‘’Nën Tereza’’ deri tek  busti i ‘’Skenderbeut’’.