Të rinjtë nga Presheva pjesë e projekteve ballkanike!

Rural Youth: Nje projekt nga te rinjte per te rinjte...

Rural Youth: Let's Awake the Opportunities eshte nje projekt i dizenjuar per perfshirjen e te rinjve nga zonat rurale nga 6 vende te Ballkanit perendimor , Shqiperi, Bosnje Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Serbia. Fokusi i ketij projekti ishte fuqizimi i te rinjve per pjesemarrje aktive ne shoqeri ne kuadrin e sipermarrjes sociale. Projekti u realizua me mbeshtetjen e "Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor - ZRPB", ose e njohur nderkombetarisht si "Regional Youth Cooperation Office- RYCO".

Ky projekt ishte mjaft interesant dhe i ndertuar ne dy aktivitete internacionale ku 30 pjesemarres nga te 6 vendet u mblodhem ne nje trajnim ne qytetin e Durresit ne muajin Tetor 2018. Gjate ketij trajnimi patem  mundesine  te njiheshim, te shkembenim eksperienca nga komunitetet perkatese  si edhe te kishin nje harmoni bashkejetese me njeri tjetrin.

Pjesemarresit u njohen me fazat e projektit si edhe me kuadrin teorik te menaxhimit te nje projekti te fokusuar ne sipermarrjen sociale.  Aktivitetet ishin mjaft interesante gjitheperfshirese e te zhvilluara me metodologjine e edukimit joformal.

Ne fazen e dyte te projektit te rinjte ballkanas moren pjese ne nje trajnim 8 ditor  te zhvilluar ne qytetin e Struges ne Nentor 2018. Ky trajnim ishte mjaft i vlefshem per qasjen praktike dhe per trajnimin e te rinjve duke i dhene  mundesine vete atyre te krijonin dhe drejtonin workshop-e.

Sigurisht kjo ishte edhe nje faze pergatitore per pergatitjen e tyre per zhvillimin e aktiviteteve lokale ne komunitetet e tona. Ishte mbreselenese te shihje se si pjesemarres qe ishin pjese per here te pare e ketij formati aktivitetesh arriten ne kaq pak kohe te zhvillonin ide dhe ti jetesonin ato per komunitetet e tyre.

Keto nisma qe fuqizojne te rinjte dhe i bejne ata aktive ne shoqeri mendoj se duhen mbeshtetur ne vazhdim nga institucionet e fondacionet e ndryshme qe operojne ne vendet tona. Ndryshimet shoqerore vijne nga rinia dhe edukimi i te rinjve eshte nje hap i shendeshtshem per te ardhmen e cdo vendi.

Adi Bajrami, përfaqësues i OJQ-së Kërko të drejtën tënde, Preshevë.