Le Pen: E tronditur nga mënyra si e trajtuan Vuçiqin në Francë

Kryetarja e partisë së ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen është ndjerë e tronditur nga qëndrimi i Francës karshi presidentit serb...

Kryetarja e partisë së ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen është ndjerë e tronditur nga qëndrimi i Francës karshi presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Ajo ka shprehur shqetësimin e saj nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në ‘Twitter’ ku thotë se presidenti i Kosovës, një shteti sipas saj inekzistent gjatë viteve 1914-1918 ishte menjëherë prapa presidentit të Francës.

“Isha shumë e tronditur nga mënyra se si ata e trajtuan Presidentin e Serbisë, ndërsa presidenti i Kosovës, një vend që nuk ekzistonte nga viti 1914-1918, ishte prapa Emanuel Macron. Për sa më kujtohet, Serbia humbi një të katërtën e popullsisë në atë luftë.”, shkruan Le Pen në llogarinë e saj në Twitter.

Kujtojmë se kryetarja dhe njëherit kandidatja për Presidente të Francës nga ekstremi i djathtë, është e akuzuar për për imazhet “monstruoze” të Shtetit Islamik të postuara në Twitterin e saj.

Ajo sipas asaj që flitet në media rrezikon të dënohet deri në tri vite burgim.