Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare konferencë për media me rastin e bllombimit të Shtëpisës së Kulturës (Video)

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare konferencë për media me rastin e bllombimit të Shtëpisës së Kulturës

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Ragmi Mustafa ka thirrur një konferencë për media me rastin e bllombimit të objektit të Shtëpisë së Kulturës ''Abdulla Krashnica'' nga inspektorët për sistemin kundër zjarrit, konferencë të cilën e ka mbajtur pikërisht përpara objektit të shtëpisë së kulturës.

z.Mustafa ka reaguar ndaj këtij veprimi me çrast po bllokohen institucione të shumta të cilët funksionojnë brenda objektit të shtëpisë së kulturës ku bëjnë pjesë edhe Biblioteka e qytetit ‘’Mehmet Jusufi’’, Zyra Për të Rinj, Radiotelevizioni Presheva si dhe Teatri i Qytetit.

z.Mustafa për këtë gjë ka bërë fjator edhe pushtetin aktual duke e quajtur të papërgjegjshëm që nuk ka kryer obligimet e veta duke vendosur në poste të caktuara persona të papërgjegjshëm, duke qenë se ka pasur paralajmërime disa herë nga Ministria e Brendshme që të rregullonin këto çështje.

z.Mustafa e ka konsideruar të pafalshme faktin që pikërisht në këtë periudhë të fundvitit është vendosur që të bllombohet objekti në prag edhe ditëve të rëndësishme edhe manifestimeve kulturore të cilat mbahen në Preshevë përderisa kanë ekzistuar edhe forma të tjera të ndëshkimit.