Drejtori i shtëpisë së kulturës ''Abdulla Krashnica'' z.Valon Nuhiu për herë të parë është deklaruar pas mbylljes së objektit të shtëpisë së kulturës nga inspekcioni për sistemin kundër zjarrit.
z.Nuhiu në intervistën e dhënë për Rtv Aldi ka thënë që është e nevojshme që publiku të informohet njehërë e mirë me atë çfarë ka ndodhur në objektin e shtëpisë së kulturës ''Abdulla Krashnica'', pasi që nuk është koha të bëjmë politikë por të tregojmë realitetin që ka ndodhur, rtvaldi.com
Ai tha që duke qenë se objekti është i ndërtuar në dy prona dhe nuk është bërë akoma shpronësimi andaj nuk kemi pasur mundësi që të rregullojmë edhe sistemin e zjarrit.
Bllombimi i objektit është paralajmëruar edhe më herët andaj kjo që ka ndodhur është një gjë e mirë pasi institucioni nuk duhet të funksionojë pa u pajisur me këtë sistem.
z. Nuhiu poashtu tha që tashmë kemi filluar me punimet ku kemi angazhuar një inxhinier i cili po bën matjet për hartimin e projektit për sistemin kundër zjarrit.
Selim Mustafa inxiniher i ndërtimtarisë në kompaninë ''Forca Ing'' tha që ka filluar me matjet e objektit, që punët deri më tani po ecin mirë dhe së shpejti do e kemi gati edhe projektin, rtvaldi.com
Kujtojmë se mbyllja e objektit të shtëpisë së kulturës ka ndodhur në prag edhe të manifestimeve të rëndësishme të cilat janë tradicionale në komunën tonë e këtu vlenë të theksohet edhe festivali tradicional Ditët e Komedisë Shqiptare