Në sezonin e dimrit ndodhë shpesh të zgjohemi nga gjumi me fyt të acaruar.
Shkaqet kryesore të irritimit të fytit mund të jenë virozat, duhani, substancat irrituese, kolla e zakonshme e të tjera.
Por fillimisht mund të jetë shenjë e fillimit të gripit, pastaj e ndonjë problemi tjetër shëndetësorë, njofton Klan Kosova.
Para vizitës mjekësore, provoni disa ilaçe natyrale që mund t’i përgatisni në shtëpi:
Kripë me ujë të vakët
Gjysmë litre ujë të vakët mund ta përzieni më dy lugë gjelle kripë. Tretni kripën dhe mbajeni këtë përzierje në gojë por mos e gëlltitni, mbajeni për 10 ose 15 sekonda dhe fyti juaj mund të hidratohet plotësisht.
Mjaltë dhe limon
Shtrydhni një limon dhe ngroheni në zjarr pastaj përzieni më një lugë çaji mjaltë. Pijeni këtë masë çdo ditë para se të hani mëngjes. Përveç pastrimit të fytit, kjo pije ju forcon edhe sistemin imunitar.
Qepë dhe hudhër
Në 250 ml ujë hidhni 2 feta qepë dhe dy thelpinj hudhër. Lëreni për pesë minuta të zihen pas ftohjes pijeni. Me këtë recetë irritimi i fytit do të zhduket në pak minuta.