Viti i Skënderbeut, Presidenti Meta nis vizitën zyrtare te Arbanasit e Zarës në Kroac

Presidenti i Republikës, Ilir Meta niset për në Kroaci për të vizituar së bashku me homologen kroate, Presidenten Kolinda Grabar-Kitarovi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta niset për në Kroaci për të vizituar së bashku me homologen kroate, Presidenten Kolinda Grabar-Kitarović, Arbanasit e Zarës, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Heroit tonë, Gjergj Kastriotit, Skënderbeut.

Gjatë kësaj vizite zyrtare, Presidenti i Republikës do të zhvillojë një takim me Presidenten kroate, do të vizitojë bashkësinë e Arbanasve të Zarës si dhe do të takohet me autoritetet vendore të Zadarit.