Falë bamirësve familja Ajdini është bërë me shtëpi të re (Video)

Familja Ajdini nga fshati Shoshajë e Poshtme kanë jetuar në kushte shumë të vështira...

Rastet e varfërive esktreme gjithmonë kanë tërhequr vëmendjen e bamirësve të shumtë të cilët zgjasin dorën për të ndihmuar dhe për të nxjerrur nga ajo gjendje e mjerueshme. Ky është edhe rasti i familjes Ajdini nga fshati Shoshajë e Poshtme të cilët deri më sot kanë jetuar në kushte papërshkrueshëm të mjerueshme, rtvaldi.com 

Duke mos pasur mundësi për të plotësuar nevojat e tyre kjo jo vetëm për shkak të kushteve të mjerueshme brenda shtëpisë, por edhe nga niveli i ulët i mirëmbajtjes për shkak të paaftësisë për përkujdesjen e shtëpisë nga kryefamiljarët.

Qazim Ajdini kryefamiljar ka treguar për TV Aldi për kushtet e mjerueshme në të cilat ka jetuar bashkë me familjen me gruan dhe fëmijët.

z. Ajdini ka thënë që gjatë kësaj kohe bamirës të shumtë i kanë ndihmuar në forma të ndryshme vetëm për të përmirësuar sadopak jetesën.

Tani me iniciativën e një të afërmi Avdulla Veliut kanë filluar ndërtimin e një shtëpie të re për të cilën z.Ajdini është shumë optimist.

Falë organizimeve të tilla një familjeje do i ndryshohet jeta dhe tre fëmjët e z.Ajdini mund  të shpresojnë për një të ardhme më të ndritur, rtvaldi.com