''Zyra Për të Rinj'' ka organizuar debat me temën ‘’Bullizmi’’ (Video)

''Zyra Për të Rinj'' ka organizuar diskutim me temën ''Bullizimi'' i cili është mbajtur në sallën e konferencave në objektin e komunës së Preshevës...

''Zyra Për të Rinj'' ka organizuar diskutim me temën ''Bullizimi'' ku kishte të bënte me atë se sa janë të informuar njerëzit, sa janë të prekur fëmijët dhe adoleshentët.

Ky organizim i ''Zyrës Për të Rinj'' ka pasur për qëllim betejën e parë kundër bullizmit duke ditur se është një fenomen që po bëhet gjithnjë e më shqetësues jo vetëm për fëmijët por edhe për prindërit. rtvaldi.com 

Në diskutimin e mbajtur në sallën e konferencave në objektin e komunës së Preshevës pjesëmarrës ishin studentë të drejtimeve të ndryshme si dhe nxënës të shkollave të mesme.

Koordinatori i ''Zyrës Për të Rinj'' Altin Boriçi me përfundimin e këtij diskutimi dha prononcimin e tij për televizionin Aldi ku foli fillimisht për bullizmin duke e definuar si dëshirë për të dëmtuar tjetrin ku tha se kryesisht nga bullizmi janë të prekur nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. rtvaldi.com 

Kjo dukuri është shumë aktuale dhe tek ne, deri më tani kam pritur që në këtë drejtim të organizohet diçka nga shkollat tona, mirëpo me qenë se në këtë drejtim nuk kishte lëvizje vendosa që në kuadër të ''Zyrës Për të Rinj'' të organizojë fillimisht një diskutim dhe më pas të vazhdojmë, kështu u shpreh koordinatori i ''ZPR''-së Altin Boriçi.

Qëllimi i ''Zyrës Për të Rinj'' është që bullizmin fillimisht ta shqyrtojë me organizata të ndryshme ndërsa më pas të vazhdojë dhe nëpër institucione shkollore. rtvaldi.com