5 Dhjetori - Dita Botërore e Vullnetarizmit (Video)

Asambleja e Kombeve të Bashkuara e ka shpallur 5 dhjetorin Ditë Ndërkombëtare të Vullnetarizmit...

5 dhjetori është caktuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, në vitin 1985 si Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit dhe iu dedikohet të gjithë atyre vullnetarëve të shumtë anembanë botës, të cilët sakrifikojnë interesat e tyre personale, në interes të shoqërisë dhe komunitetit.

Edhe në vendin tonë viteve të fundit është rritur interesimi i shumë të rinjëve vullnetar, të cilët në mënyrë vullnetare dëshirojnë të japin kontributin e tyre në mënyra të ndryshme nëpër organizata, ku me ardhjen e emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe vendeve të tjera ishte një numër jashtëzakonisht i madh i vullnetarëve si nga Presheva dhe nga vendet e tjera evropiane.

Ahmet Halimi sekretar i ''Kryqit të Kuq'' në Preshevë, për Tv Aldi tha se ne si organizatë kemi mjaft të rinj të cilët shprehin interesimin e tyre të vijnë dhe të japin kontributin e tyre në mënyra të ndryshme.

z.Halimi gjithë vullnetarëve ju uron këtë ditë, Ditën e Vullnetarëve.

Ne si ekip ishim edhe tek organizata jo qeveritare në Preshevë ''Qendra Solidaritetit dhe Avancimit'' organizatë kjo e cila ka 10 vite që vepron, ku për këtë organizatë kjo Ditë Botërore e Vullnetarizmit nuk është e pa njohur sepse sipas tyre prej vitit 2007 ata kanë vullnetarë të rregullt.

z.Dalipi përmendi edhe fluksin e madh të emigrantëve të huaj që ishin në vendin tonë, ku tha se me ardhjen e tyre kemi pasur edhe rritjen e vullnetarëve ku kemi pasur edhe nga vendet evropiane.

Vullnetarizmi është shprehje e lirisë individuale në interes të së mirës së përgjithëshme dhe paraqet aktin më human të një shoqërie duke reflektuar edhe ndjeshmërinë e brendshme për nevojat e të tjerëve.