Në Prishtinë ndizen qirinj në nderim të ish-presidentit George H.W. Bush

Në Prishtinë ndizen qirinj në nderim të ish-presidentit George H.W. Bush

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi dhe shumë qytetarë, sonte ndezën qirinj para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, në nderim të ish-presidentit amerikan, George H.W. Bush, i cili ndërroi jetë të premtën dhe u varros sot.

Me këtë rast, ministri Bytyqi tha se përveç që sot ka marrë vendim që në të gjitha shkollat e Kosovës ora e parë t’i kushtohet miqësisë mes SHBA-së dhe Kosovës, ndezja e qirinjve në orët e mbrëmjes po bëhet në shenjë rrespekti dhe nderimi për kontributin e presidentit George H.W. Bush.

“Siç jeni të informuar sot, në shenjë rrespekti, përveç që është marrë vendim që ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Kosovës t’i kushtohet miqësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, po ashtu edhe në orët e mbrëmjes t’i ndezim qirinjtë në shenjë respekti dhe falenderimi të angazhimit të vazhdueshëm që ka pasur ish-presidenti Bush, tash i ndjeri. Konsideroj që ky rrespekt është i nevojshëm, sepse vërtet ka bërë shumë për popullin tonë dhe për Kosovën në vitet kur ishte në pyetje egzistenca e vendit tonë dhe humbja e shpresës. Ishte pikërisht presidenti Bush, tashmë i ndjer, i cili i pari dha një sinjal dhe një shpresë të madhe për popullin tonë, kur edhe vendosi vijat e kuqe”, tha Bytyqi, raporton KP.

George H.W. Bush ishte presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shërbeu gjatë viteteve 1989-1993