• E mërkurë / Dec-19 14:30
  • Kontakt

Kanë mbërritur kontinjerët për bashkësitë lokale të cilat do të kyçen në N.P. ''Moravica'' (Foto)

Kanë mbërritur kontinjerët për bashkësitë lokale të cilat do të kyçen në N.P. ''Moravica''...

N.P ''Moravica'' nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social faceobok ka bërë të ditur që kanë mbërritur kontinjerët të cilat do të jenë në shërbim të banorëve të bashkësive lokale të cilat do të kyçen në rrjetin e mirëmbajtjes së fshatit në ndërmarrjen publike ''Moravica''. 

PËR NJË PRESHEVË MË TË PASTËRT

Sot pas kryerjes së proçesit të prokurimit publik arritën kontinjerët me vëllim 120L dhe 60L. Ky projekt i financuar nga buxheti i Komunës së Preshevës i dedikohet qytetarëve të BL që do të kyçen në sistemin e mirëmbajtjes së pastërtisë nga NP Moravica, prandaj luten kryetarët e BL që të na kontaktojnë në lidhje me organizimin sa më të mirë të shpërndarjes e kontinjerëve për  qytetarët.

Komuna e Preshevës këtë vit ka filluar aksionin e pastrimit të bashkësive lokale duke eliminuar deponitë e egra dhe duke i grumbulluar ato në një deponi të vetme e cila mirëmbahet nga N.P. ''Moravica''.


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48