• E mërkurë / Dec-19 14:54
  • Kontakt

Mr.Gafurr Hyseni drejtori i vetëm i licensuar në Luginë të Preshevës (VIDEO)

Mr.Gafurr Hyseni drejtori i vetëm i licensuar në Luginë të Preshevës

Drejtori i shkollës fillore ‘’Abdulla Krashnica’’ në Fshatin Miratoc qysh në vitin 2014 kur SH.F.në Miratoc është përzgjedhur shkolla e pestë në Sërbi me vlerësimin e notës më të madhë 4, e ku dhe ka fituar të drejtën për t’iu nënshtruar provimit të licëncës si drejtor, me disa lehtësi për kualifikimin që i është bërë shkollës së tij.

Mirpo viti 2018 ishte me një fat më të madh pasi që pas përgatitjeve që ka bërë  më 3 dhjetor z.Hysenit i është dashur t'i nënshtrohet provimit të licencës si drejtor ku dhe ai  ka qenë drejtori i vetëm në Luginë të Preshevës i cili ka arritur ta marrë provimin e licencës si drejtor.

Ekipi i televizionit Aldi zhvilloi një intervistë me drejtorin në fjalë pra z.Gafurr Hyseni ku gjatë bisedës sonë ai na foli për të gjitha procedurat që është dashur ndjekur.

Rregullorja për programin e trajnimit dhe dhënien e provimit për licencë të drejtorëve të institucioneve arsimore dhe edukative është vënë më 17 gusht 2018 ku unë kam paraqitur në javën e parë provimin e licencës me temën ‘’Mardhëniet mes peshës të çantës së nxënësve dhe pesha e nxënësve’’ ku dhe më 3 dhjetor i jam nënshtruar këtij provimi ku dhe arrita të marrë licencën si drejtor.

Shkolla fillore ‘’Abdulla Krashnica’’ ka arritur të zgjedh shumë problem të nxënësve si mos bartjen për në shtëpi të këpucve që duhet ndërruar po ashtu nxënësit në këtë shkollë të gjitha librat kur përfundonë proçesi mësimorë i vendosin në sirtaret e tyre në përjashtim të atyre që kanë obligime rreth detyrave të shtëpisë tha ndër të tjerash drejtori i shkollë fillore ‘’Abdulla Krashnica’’ z. Hyseni.

Na gëzon fakti se drejtori, Gafur Hyseni ishte një nga 20 drejtorët e parë në Republikën e Serbisë që me sukses të plotë kaloi provimin për licencim dhe është drejtori i parë i licencuar në Luginë të Preshevës.


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48