''Medinvest'' fabrika e cila ringjall shpresën e të rinjëve në Luginë (Video)

''Medinvest'' është fabrikë e çorapeve e cila është hapur nga biznesmeni Muharrem Salihu nga komuna e Medvegjës...

Komuna e Medvegjës një tokë e shqipëtarëve e lokalizuar në jugun e Serbisë me një sipërfaqe prej 524 km2 në një terren gjeografik e kufizuar në perëndim me Kosovën në lindje me Bullgarinë dhe në jug më Maqedoninë ka përjetuar zbrazjen e popullsisë në një masë të madhe e veçanërisht atë shqiptare kjo përshkak të mungesës së perspektivës dhe mos zhvillimit ekonomik të vendit, rtvaldi.com 

Por duket që kjo gjë tashmë do të ndryshoj kjo falë një biznesmeni shqiptar i cili punon në Itali mirëpo i lindur në fshatin Tupallë të Medvegjës.

Është fjala për investitorin Muharrem Salihu i cili po zhvillon një betejë kundër boshatisjes së vendlinjdes së tij nga të rinjtë e zhgënjyer nga politika vendore duke i punësuar në fabrikën ‘’Medinvest’’.

Sa i përket kuadrove të punësimit z.Salihu thotë që ky biznes nuk është se kërkon kuadro profesionale për shkak se të rinjtë mundë të aftësohen gjatë praktikës.

Praktika ëshët e bazuar në atë që nga 30 të rinjë praktikohen për një ose dy muaj dhe më vonë vazhdojnë me punësim të rregullt ku kapaciteti  fabrikës është deri në 600 punëtorë.

Sa i përket eksportit z.Salihu tha që ky biznes nuk është i bazuar nga politikat rajonale përshkak se tregu është i siguruar për në Amerikën Latine dhe shtetet Skandinave, rtvaldi.com 

Duke qenë se jemi në fund të vitit, në prag të festave nga viti i ardhshëm besojmë se do të plotësojmë 40% nga kapaciteti i fabrikës i cili është 600 punëtorë.

Jasmina Gjorgjeviq dhe Teuta Syla janë dy praktikante në ''Medinvest'' të cilat janë mjaft të kënaqura me investitorin dhe me punën që bëjnë.

Përveç asaj që ‘’Medinvest’’ po i ofron shpresë të rinjëve nga komuna e Medvegjës porosia e z.Salihu ishte që edhe të rinjtë nga komuna e Preshevës dhe Bujanocit të punësohen në këtë fabrikë, rtvaldi.com 


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48