• E mërkurë / Jan-23 05:51
  • Kontakt

Shqiprim Arifi: Uron Skender Destanin për pensionimin e tij pas shuarjes së BDL-së (VIDEO)

Shqiprim Arifi: Uron Skender Destanin për pensionimin e tij pas shuarjes së BDL-së

Në portale të ndryshme dhe në gjithë opinionin e gjërë në Preshevë ka plasur lajmi që partia e dr.Skender Destanit, Bashkimi Demokratik i Luginës është shuar, e cila është shkrirë si subjekt politik në Partinë për Veprim Demokratik.

Rreth këtij lajmi ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi i cili tha se për mua BDL ka qenë e shkrirë, nuk është për tu çuditur.

Shkrirja e BDL-së dhe konflikti fizik që kanë pasur në mes Riza Halimit dhe Skender Destanit  tregon se këta njerëz kanë luajtur lojëra me qytetarët e Luginës së Preshevës vite me rradhë.rtvaldi.com

Ju këtij vendi nuk jeni duke i bërë mirë, e as nuk i keni bërë mirë, ju këtij vendi i keni bërë keq, ju duhet të ikni të gjithë, si dhe urojë dhe të tjerëve me rradhë si Ragmi Mustafës & Shaip Kamberit që pensionin ta shijojnë siç është më mirë kështu u shpreh kryetari Arifi.

Bashkimi Demokratik I Luginës ishte 14 vite në skenën politike.


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48