Gjykata Speciale ende nuk ka kërkuar bashkëpunim nga institucionet kosovare

Zyra e Prokurorit të Specializuar e cila funksionon në kuadër të Gjykatës Speciale ende nuk ka kërkuar bashkëpunim...

Zyra e Prokurorit të Specializuar e cila funksionon në kuadër të Gjykatës Speciale ende nuk ka kërkuar bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Gjykata Speciale ende nuk ka filluar ndonjë bashkëpunim me Prokurorinë  Speciale të Kosovës.

Prokurori Special, Sylë Hoxha i ka thënë lajmi.net  se ende nuk është kërkuar ndonjë lloj bashkëpunimi.

“Specialja nuk ka kërkuar bashkëpunim deri më sot, nëse kërkojnë atëherë ne ju përgjigjemi”, ka thënë Hoxha.

I pyetur rreth largimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Remzi Shala nga Kosova, Hoxha ka thënë se nuk është në dijeni duke shtuar se nuk kanë kompetenca të marrin veprime në këto raste.

“Deri tani ne nuk mund të marrim ndonjë veprim pasi që duhet të na autorizojë dikush, ne nuk kemi kompetencë apo procedurë ndaj tyre”, ka deklaruar Hoxha për lajmi.net.

Theksojmë se deri më tani janë bërë publike ftesat për Sami Lushtakun, Rrustem Mustafa, Sokol Dobruna, Nazim Mehmeti, Safet Syla dhe Remzi Shala.

Për këtë të fundit, lajmi.net raportoi se është larguar nga Kosova pasi ka marrë ftesë nga Specialja për t’u paraqitur në Hagë.


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48