Nga 1 shtatori pritet të hapet drejtimi i këpuctarisë në SH.M.T ''Presheva'' (Video)

Shkolla e Mesme Teknike Presheva vitin e ardhshëm do të bëhet me drejtim të ri drejtimi I këpuctaris...

Shkolla e mesme teknike ''Presheva'' vitin e ardhshëm do të bëhet me drejtim të ri, drejtimi i këpuctarisë, këtë lajm e konfirmoi për Rtv Aldi kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi.

 Sipas kryetarit të komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi ai tha se janë paraparë që me buxhetin e vitit të ardhshëm për vitin 2019 komuna e Preshevës do të ndaj mjete për hapjen e këtij drejtimi në shkollën e mesme teknike, ku këta nxënës anën praktike dhe teorike do ta mbajnë tek fabrika e këpucëve ne Preshevë ''Solid''.

Talat Arifi drejtor i shkollës së mesme teknike ''Presheva'' për Rtv Aldi tha se ne e mirëpresim këtë iniciativë dhe përkrahje nga komuna e Preshevës, i cili tha se ne si institucion arsimor kemi bërë kërkesë për hapjen e tre drejtimeve IT, dirigjim i makinave dhe mësimi dual.

Ne si ekip ishim edhe tek fabrika e këpucëve Solid në Preshevë, ku pamë për së afërmi vendin se ku në të ardhmen në këtë klasë do të mbahet ana teorike, dhe praktike nga nxënësit e këtij drejtimi që pritet të hapet këtu tek kompania ''Solid''.