Modric e komenton mungesën e CR7 dhe Messit në ceremoninë e Topit të Artë

Luka Modric, fitues i Topit të Artë për vitin 2018, ka komentuar mungesën e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit në ceremoninë e 3 dhjetorit...

Luka Modric, fitues i Topit të Artë për vitin 2018, ka komentuar mungesën e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit në ceremoninë e 3 dhjetorit.

Mesfushori kroat, më 3 dhjetor në Paris, tërhoqi trofeun e Topit të Artë, që dhurohet France Football.

Në këtë ceremoni, kanë munguar Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, të cilët kanë dominuar futbollin në 10 vitet e fundit.

“Mungesa e tyre nuk është logjike”, ka deklaruar Modric, përcjell ‘lajmi.net’, derisa komentonte mungesën e portugezit dhe argjentinasit në ceremoninë e Topit të Artë.

“Kjo rezulton se trofeu ka rëndësinë dhe vlerën vetëm kur ata e fitojnë atë. Kjo nuk është e drejtë për lojtarët e tjerë, tifozët dhe gjithë votuesit”.

“Ronaldo dhe Messi janë dy fenomen për cilësitë që kanë. Por këtë vit kishte efekt paraqitjet sezonale, dhe ne nuk duhet t’i vëmë në dyshime trajnerët, lojtarët, legjendat e futbollit, gazetarët. A gjithë këta janë gabim”.

“Nëse do votohej për cilësinë e lojtarëve, atëherë që gjithë trofetë do të duhej t’u jepeshin Ronaldos dhe Messit, derisa të jenë pjesë e futbollit”.