Nis takimi në Bruksel, Haradinaj përballë BE-së për taksën

Ka nisur në Bruksel takimi i Kosovës me Bashkimin Evropian në kuadër të Këshillit të Stabilizim Asociimit (MSA).

Në ora 13:00, ka nisur takimi i Kosovës me Bashkimin Evropian në kuadër të Këshillit të Stabilizim Asociimit (MSA), takim ky që po zhvillohet në Bruksel.

Këtë takim do ta kryesojë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ku ndër të tjera, pritet të diskutohet edhe tema jashtë rendit të zakonshëm të këtij Këshilli.

Ky takim i cili ka filluar në ora 13:00, lajmi.net mëson se do të zgjasë deri në ora 15:00.

E, siç raportuan mediat, Haradinaj do të përballet me BE-në edhe për taksën e vendosur ndaj Serbisë.

Aty është raportuar të jenë zyrtarja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini si dhe komisionari Johannes Hahn.

Lajmi.net po ashtu mëson se pas këtij takimi do të do të ketë edhe konferencë për media.

Pikërisht këta dy përfaqësues të BE-së edhe dje kishin hedhur firmën në një letër për Haradinajn, ku kërkohej heqja e taksës ndaj Serbisë, në këmbim të largimit të emërimit “UNMIK” për Kosovën në CEFTA.

Sidoqoftë, edhe Serbia do të zhvillojë takimin e njëjtë me BE-në për MSA-në, takim ky që pritet të zhvillohet gjatë ditës së nesërme ndërmjet kryeministres serbe Ana Bërnabiq dhe përfaqësuesve të BE-së