Burim Ramadani: Thirrja urgjente e mbledhjes nga Rusia e Serbia në OKB, e paefektshme

Burim Ramadani: Thirrja urgjente e mbledhjes nga Rusia e Serbia në OKB, e paefektshme

Zëvendësministri i Ministrisë së FSK-së Burim Ramadani, ka thënë se mbledhja e Këshillit të Sigurimit e paraparë të mbahet në mbrëmjen  e kësaj të hëne në OKB, është e panevojshme dhe pa vendimmarrje.

Sipas Ramadanit, edhe pas kësaj mbledhje mandati ushatarak i FSK-së mbetet i pandryshueshëm ndërsa thekson se kjo mbledhje dëshmon edhe njëherë orientimin e Kosovës, ”Mbledhja e KS të OKB-së është e panevojshme, e paefektshme, pa vendimmarrje

Thirrja urgjente nga Rusia dhe Serbia e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së OKB-së në lidhje me mandatimin ushtarak të FSK-së është thjesht e panevojshme, e paefektshme dhe pa vendimmarrje.  Asgjë nuk do tê ndryshojë. Asnjë veprim më pak apo më shumë. Forca fillon transicionin, Kosova forcohet, populli i Kosovë është më i sigurt!

Veç njê gjë të mirë e ka:
Dëshmon edhe njëherë orientimet në botën e sotme – Kosova me SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar e Francën, ndërsa Serbia me Federatën Ruse.

Ndarje më të pastër konceptuale dhe faktike nuk ka!”