Popullariteti i Macron në Francë në nivelin më të ulët

Popullariteti i Emmanuel Macron (27%) bie me 5% në një muaj.

Popullariteti i Emmanuel Macron (27%) bie me 5% në një muaj, duke arritur nivelin më të ulët që prej fillimit të presidencës, në maj 2017, sipas një sondazhi të publikuar sot.

“Pas një muaji krizë për shkak të jelekverdhëve, shefi i shtetit vazhdon rënien e tij në sondazhe, që ka filluar në maj dhe 73% e francezëve të pyetur kanë një mendim negativ për aktivitetin e tij”, sipas institutit “Odoxa”.

Ai vazhdon të konsiderohet si “presidenti i të pasurve” nga 74% e personave të pyetur dhe vetëm 33% mendojnë se ai është kompetent, kundrejt 67% që kanë një opinion të kundërt.