Vuçiq – Guterres: Vazhdimi i dialogut pasi Kosova ta heqë taksën

Vuçiq – Guterres: Vazhdimi i dialogut pasi Kosova ta heqë taksën

Kryetari i Serbisë Aleksandër Vuçqi është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres me të cilin ka diskutuar për Kosovën dhe situatën në rajon.

Siç shkruan N1, Vuçiq e ka falënderuar sekretarin e përgjithshëm që siç thuhet “ka shfaqur brengosjen për shkak të vendimit të Kosovës që ta themelojë Ushtrinë dhe ka theksuar se Kosova me hapat e vet po e rrezikon stabilitetin rajonal”,

Vuçiq e ka përsëritur fjalinë e vet se”Serbia edhe më tej përpiqet për vazhdimin e dialogut por , siç ka thënë ai “ pasi Kosova t’i tërheqë vendimet joracionale”.

Po ashtu thuhet se Vuçiqi ka thënë se Serbia i jep rëndësi të veçantë punës së UNMIK-ut në Kosovës
Ai theksoi se Serbia vazhdon të mbrojë një vazhdim të dialogut pasi Prishtina tërhoqi një vendim të paarsyeshëm.