• E mërkurë / Apr-24 18:22
  • Kontakt

“I padëshiruar” nga studentët në Tiranë, Edi Rama niset drejt Vlorës

Edi Rama është nisur sot drejt Vlorës, ku pritet të zhvillojë një mbledhje me studentët e Universitetit “Ismail Qemali”.

Pasi dështuan përpjekjet për të sajuar tryeza dialogu me studentët në Tiranë, kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Vlorës, ku pritet të zhvillojë një mbledhje me studentët e Universitetit “Ismail Qemali”.

Kreu i qeverisë ka nisur prej dy ditësh atë çka e konsideron si “dialog” me studentët, por që në fakt s’ka rezultuar gjë tjetër përveçse një monolog.

Ditën e djeshme, Rama zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku disa prej studentëve replikuan me kreun e qeverisë.

Kujtojmë që njëra prej studentëve e braktisi në mënyrë demonstrative takimin, duke thënë se nuk ishte lajmëruar nga rektori që do të ishte në mbledhje me kryeministrin.

Rama duket se bëri dje një hap prapa duke thënë se nga janari studentët e ciklit Bachelor do të paguajnë 50 % më pak tarifë studimi.