Jep dorëheqjen Kryeministri i Belgjikës

Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel ka dhënë dorëheqjen nga detyra pas paraqitjes së një mocioni mosbesim

Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel ka dhënë dorëheqjen nga detyra pas paraqitjes së një mocioni mosbesimi kundër qeverisë së tij.

Partia më e madhe në koalicionin e krijuar nga Michel,u largua një javë më parë pas një mosmarrëveshje për nënshkrimin e paktit të migracionit.

Largimi i partisë aleate e ktheu qeverinë e Charles Michel në një pakicë.Ndaj kabinetit të tij u paraqit një mocion mosbesimi në Parlament, por Kryeministri dha menjëherë dorëheqjen.

Partia e krahut të djathtë, që ka shumicën në Parlament, tha se tërhoqi ministrat nga qeveria pasi Kryeministri Michel refuzoi kërkesën e tyre që të anulonte nënshkrimin e paktit për emigracionin me Kombet e Bashkuara.