Komuna e Preshevës ka ndarë 10 milion dinarë për bizneset lokale (Video)

Komuna e Preshevës ka ndarë 10 milion dinarë për bizneset lokale ...

Janë ndarë sot kontratat me përfituesit e subvencioneve të bizneve te vogla dhe të mesme të Komunës së Preshevës

48 përfitues të këtyre mjeteve të ndara nga Komuna e Preshevës sot erdhën në sallën e kuvendit komunal për të marrur kontratat e tyre në ndarjen e subvencioneve që kanë aplikuar ata me bizneset e tyre të reja dhe ekzistuese, rtvaldi.com 

Ftesës ju kishin përgjigjur një numër i madh i përfituesve të këtyre mjeteve, të pranishëm ishin edhe udhëheqësit e pushtetit lokal si kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi, kryetari i Kuvendit Komunal z.Sami Salihu dhe Blerina Qerimi nga Zyra për zhvillim ekonomik dhe njëherit kryetare e këtij komisioni.

Blerina Qerimi si kryetare e këtij komisioni ju drejtua të pranishmëve dhe tregoi se si kanë shkuar procedurat e kësaj kontrate dhe i përgëzoi përfituesit të këtyre mjeteve, rtvaldi.com 

Përfituesve të këtyre mjeteve ju drejtua edhe kryetari i Komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi i cili tha se ne si pushtet lokal kemi për qëllim të ndihmojmë bizneset lokale të vogla dhe të mesme të rrisin kapacitet e tyre të punës.

Sami Salihu kryetar i Kuvendit Komunal i uroi përfituesit e këtyre mjeteve dhe tha se ne si pushtet lokal do të vazhdojmë të mbështesim bizneset e tona lokale.

Në fund znj.Qerimi i bëri thirrje femrave që të marrin më shumë pjesë në biznes të aplikojnë ku konkursi për femrat nuk ka qenë i kufizuar me qëllim që të përfitojnë gratë dhe të jenë pjesëmarrëse në biznesin e tyre, rtvaldi.com