Këshilltari i PDSH-së Shpat Aliu reagon ndaj Shqiprim Arifit

Këshilltari i PDSH-së Shpat Aliu reagon ndaj Shqiprim Arifit

REAGIM

Që nga sjellja e tij dhe përgatitja enigmatike për tu instaluar në Komunën e Preshevës, në secilën paraqitje me llomotitje, shpifje, trillime, fyerje e të cilat janë kuptimi i jetës së tij, qytetarët e Komunës së Preshevës por edhe opinioni mbarë kombëtar e ka kuptuar se ky njeri është e kundërta me atë që është paraqitur para tyre.
Tashmë, çdo ditë e më tepër vetvetiu po dekonspiron veten, porositë si dhe mbështetjen e aparatit shtetëror serb që i dhanë koalicionit APSNS, për të amnistuar politikën shekullore shoviniste serbe dhe për të anatemuar organizimin politik si dhe të gjitha arritjet sado pak të vogla të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Ky njeri që me paraqitjet e tij me gjuhë të urrejtjes dhe i zhytur thellë në terrin mendor patologjik , në seancat e Kuvendit Komunal kundrejt atyre që mendojnë ndryshe, nuk kursen asnjë fjalë fyese dhe degraduese , duke e shëndrruar kështu Kuvendin Komunal, në institucion të dhunës verbale madje edhe fizike.
Politika famëkeqe kundrejt shqiptarëve në përgjithësi dhe të Luginës së Preshëvës në veçanti, të cilat po i kultivon dhe po i përmend ky psikopat në çdo kohë dhe vend , ka ushtruar regjimi Milosheviqian duke pasur vazhdimisht një numër të vogël të vasalëve shqipfolës.
Para se të isha pjesë e ndonjë subjekti politik, si njëri nga shumë të rinjt e këtij vendi që u rreshtuan në radhët e Luftës së lavdishme të UÇPMB-së, që u përballëm me politikën fashiste të regjimit të Milosheviqit, tash si pjesë e Kuvendit Komunal nuk do të pushoj që të përballem me fakte dhe argumente ndaj ty si zgjebë në implementimin e politikave serbe edhe në Komunën e Preshevës, ku ditëve në vijim për disa figura në mesin e strukturave të APM-së dhe kësaj shumice udhëheqëse, do të publikoj rolin e tyre famëkeq gjat periudhës Milosheviqiane e të cilët si trashëgimtar të tyre po vazhdojnë zbatimin e politikës famëkeqe serbe edhe gjat kësaj kohe.

Në bazë të kumtesës së lëshuar nga Alternativa për Mashtrime,me shumë gabime gjuhësore dhe drejtëshkrimore, ku shihet qartë se nomenklatura e Shqiprim Arifit i merr vendimet në rrethin e tij familjar dhe për pasojë ndodhin edhe këto gabime në drejtëshkrimin e asaj nëse mund të quhet kumtesë, ku aspak nuk dyshoj, ku në APM ka vajza e djem të rinjë, që nëse do shkruanin ata ose ato do të ishin pa asnjë gabim, por sido që të jetë, para se të flasin të dashurit e atyre apo këtyre, duhet të flasim me fakte se Shqiprim Arifi vetëm se ka arrit në majat e një HIPERMASHTRUESI tashmë të dëshmuar dhe të argumentuar me fakte!
Njëri nga faktet të cilin Shqiprim Arifi nuk po mundet të përballet është me mashtrimin e buxhetit të qytetarëve të komunës sonë, ku në vitin 2017 parashikimi i buxhetit ka qenë i propozuar nga ky HIPERMASHTRUES :

Planifikimi i buxhetit 2017 : 1.234.531.000,00 dinarë
Realizimi i buxhetit 2017: 850.000.000,00 dinarë

Shihet qartë që parashikimi dhe realizimi i këtij HIPERMASHTRUESI është shumë i madh, sepse mashtrimi i tij është jo më pak se 384.531.000,00 din ose shprehur në euro 3.260.000,00 euro

Duke vazhdruar me buxhetin e mashtrimit, prap edhe në vitin 2018, HIPERMASHTRUESI e bëri parashikimin e buxhetit për vitin 2018 i cili ka qenë si në vijim
Rishikimin i buxhetit I 2018 : 1.388.560.338,00 din
Rishikimin i buxhetit II 2018 : 1.494.582.450,00 din
Rishikimin i buxhetit III 2018 : 1.281.972.402,00 din
Rishikimin i buxhetit IV 2018 : 1.152.870.294,00 din

Realizimi për 11 mujorshin e vitit 2018 i buxhetit programor është 710.000.012,00 din., apo 55.38% i shprehur në përqindje i tërë buxhetit të planifikuar. Me këtë dinamikë të realizimit të buxhetit të komunës deri në muajin e 12-të shihet qartë se nuk mund të kaloj maksimumin prej 800.000.000,00 din. dhe tash ua jap mundësinë ta shihni se çfarë mashtrimi ka ndodhur katër herë radhazi brenda vitit, po nga ky HIPERMASHTRUES. Pa dashur të hyjë në ato shkrime të nivelit " ku djalli përpiqet ta luaj vallen e engjullit ", këto janë faktet të krijuara nga vet Alternativa për Mashtrime, e pasuar nga koalicioni qeverisës me SNS - Lista Sërbe, me të preferuarin e tyre, HIPERMASHTRUESIN apo i përkdheluri i pushtetit që e instaluan në vitin 2017 bashkë me trojkën e famshme në krye të organit të dhunshëm, ku jo rastësisht gjatë historisë sonë fatkeqësisht kemi pasur të instaluar njerëz të cilët për favoret e tyre kanë gjetur një pjatë për të lëpirë në kuzhinat e Beogradit dhe në qarqet e caktuara antishqiptare.

Bashkangjitur po i publikoj edhe disa perla të MASHTRUESIT: