• E mërkurë / Jan-23 07:04
  • Kontakt

Familja e Jonuz Latifit nga fshati Rahovicë bëhet me shtëpi të re (Foto,Video)

Familja e Jonuz Latifit nga fshati Rahovicë bëhet me shtëpi të re

Familja e zotri Jonuz Latifit nga fshati Rahovicë është përballur me kushte të vështira të jetes, mirëpo vuatjeve të shumta të kësaj familje i erdhi fundi, rtvaldi.com 

Forumi Rinor i fshatit Rahovicë në ditën e sotme arriti të gëzojë edhe një familje në këtë fshat, në këtë ditë u bë me kulm mbi kokë një familje e cila deri në këtë ditë ka jetuar në lagështi, mykra por nuk ka munguar edhe depërtimiI ujit brenda në shtëpi.

Forumi Rinor Rahovica iniciativën për grumbullimin e të hollave e ka nisur nga muaji prill i këtij viti dhe nuk i është dashur shumë kohë për të grumbulluar mjetet e nevojshme, pasi që pas tre muajsh pikërisht në muajin korrik kanë filluar punimet e para për shtëpinë e familjes Latifi 

Sot pra ku jemi dhe në ditët e fundit të këtij viti ata u bënë me çelësa në dorë.

Forumi Rinor Rahovica çelësin e kësaj shtëpie i’a dorëzoi kryefamiljarit të kësaj shtëpie z.Jonusi ku së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e hapën derën e kësaj shtëpie dhe së bashku me kryetarin dhe anëtarët e forumit u futën të gjithë së bashku në shtëpinë e re.

Shtëpi kjo me kushte të mrekullueshme ku Forumi Rinor Rahovica ishte përkujdesur deri në detajin e fundit që gjithqka të jetë e kompletuar dhe më kësaj familje mos ti mungojë asgjë, rtvaldi.com 

Kryefamiljari z.Jonuz Latifi nga emocionet e tepërta nuk gjeti shumë fjalë për të thënë mirëpo me pak fjali ai e falenderoi Forumin Rinor Rahovica për kontributin e dhënë duke thënë faleminderit shumë që më në fund më larguat nga lagështia dhe mykrat.

Kryetari i Forumit Rinor Rahovica z.Leutrim Asllani falenderoi të gjithë ata njerëz të cilët kanë kontribuar në mënyra të ndryshme që kjo familje të bëhet më shtëpi të re.

Një falenderim më të veçantë e bëri për komisionin e FRR-së si dhe të autorizuarit në diasporë që kishin grumbulluar të holla për këtë familje: Rijad Salihu, Saudin Hasani dhe Valon Saqipi.

Një numër prej 90 donatorësh si dhe 15 kompani private bënë që kjo familje sot të gëzojë shtëpinë që po e shihni tha ndër të tjerash z.Asllani.

Për FRR-në nuk është ky as aktiviteti i parë por as i fundit pasi që ende pa e bërë një vitë që kur është themeluar ata kanë arritur që të zhvillojnë aktivitete të ndryshme dhe në vazhdimësi do të vazhdojë me aktivitet tha kryetari i këtij forumi Leutrim Asllani, rtvaldi.com 


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48