Enti parashkollor ''8 Marsi'' në Preshevë ka mbajtur programin e fundit për këtë vit (Video)

Enti parashkollor ‘’8 Marsi’’ në Preshevë ka mbajtur programin e fundit të këtij viti më fëmijët e qëndrimit ditor.

Programi ky i pasur me këngë të ndryshme, valle dhe recitime, asesi nuk mungoi edhe prezenca e babagjyshit ku edhe për këta fëmijë kishte dhurata për të gjithë.

Drejtoresha e entit parashkollor ‘’8 Marsi’’ znj.Sinavere Shaqiri tha ky është programi i fundit i përgatitur për fund të këtij viti nga fëmijët me qëndrim ditor me një atmosferë atraktive pedagogjike u përmbyllë dhe ky program i kësaj dite, rtvaldi

Katarina Gjorgjeviq edukatore e fëmijëve me qëndrim ditor nga nacionaliteti serb tha si çdo vit edhe këtë vit ne kemi pasur program ku tashmë është bërë traditë, me lojëra dhe këngë të ndryshme dhe në një mënyrë më të mirë po e përbyllim këtë vit dhe po e presim Vitin e Ri. rtvaldi

Me programin e ditës së sotme enti parashkollor ‘’8 Marsi’’ përmbyllë të gjitha programet për fund të këtij viti si në bashkësi lokale po ashtu dhe në qendër në Preshevë.


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48