N.P. ‘’Moravica’’ ka bërë shpërndarjen e kontejnerëve në fshatrat Geraj dhe Leran (Video)

Ditën e dielë është bërë shpërndarja e kontejnerëve për bashkësitë lokale...

Për të pranuar këta kontejnerë të mbeturinave ishin një numër i madh i banorëve të këtij fshati, menaxheri i N.P. ‘’Moravicës’’ si dhe kryetari i komunës z.Shqiprim Arifi.

Banorët e këtij fshati kishin mundësinë që drejtpërdrejtë të nënshkruajnë kontratat e tyre me N.P. ‘’Moravica’’ dhe të pranojnë kontejnerët gjithësecili për shtëpitë e tyre. //rtv.aldi

kryetari i bashkësisë lokale Geraj Nerduan Dalipi tha që me pranimin e këtyre kontejnerëve për mbeturina tashmë banorët e bashkësisë lokale Geraj nuk do të vazhdojnë hudhjen e mbeturinave në vende të ndryshme sikurse ka ndodhur deri më tani.

Kryetari i komunës z.Shqiprim Arifi tha që po bëhët shpërndarja e kontejnerëve në fshatin Geraj, kontejnerë këta të financuar nga komuna jonë, ku vlenë të ceket se në bashkësinë lokale Geraj kemi bërë dhe pastrimin e deponisë ilegale.//rtv.aldi

 Ndërsa sa i përket përfshirjes së 70% të banorëve në sistemin e grumbullimit të mbeturinave nga N.P. ‘’Moravica’’ kryetari tha që nuk është dhe aq e kënaqëshme sepse ne synojmë që kjo përfshirje të jetë totale për të gjithë banorët.

Banorët e kësaj bashkësie lokale u shprehën shumë të kënaqur me pranimin e këtyre kontejnerëve duke e konsideruar si punë e cila është dashur të ndodhë shumë vite më parë.

Shpërndarja e kontejnerëve për mbeturina vazhdoi dhe në bashkësinë lokale Leran, ku ekipi jonë përcolli dhe dorëzimin e këtyre kontejnerëve në këtë fshatë.//rtv.aldi

Fillimisht këta kontejnerë i vendosën në objektin e shkollës në Leran ku ishin vetëm 60 kontejnerë.

Kryetari i bashkësisë lokale z. Ajdin Ahmedi tha se pjesën tjetër të kontejnerëve e presim ditëve në vijim, z.Ahmeti poashtu potencoi që fshati ka qenë i kyçur në grumbullimin e mbeturinave më parë mirëpo me kontejnerë të mëdhenjë ndërsa tani çdo shtëpi do të ketë kontejnerin e saj dhe më nuk do të kemi probleme në këtë drejtim.

Për të gjithë personat të cilët kanë nënshkruar kontratat e tyre me N.P. ‘’Moravica’’ kjo do të jetë e angazhuar që një ditë në javë të jetë në këto bashkësi lokale për të bërë grumbullimin e mbeturinave.//rtv.aldi