B.L. Raincë pranon kontejnerët për mbeturina nga N.P. ‘’Moravica’’ (Video)

Aktiviteti i N.P. ‘’Moravica’’ në shpërndarjen e kontejnerëve ka vazhduar dhe në bashkësinë lokale Raincë...

Në këtë bashkësi lokale kishte dalur një numër i madh i banorëve për të mirëpritur këta kontejnerë të cilët do t’i shërbejnë për menaxhim më të mirë dhe më të sistemuar për grumbullimin e mbeturinave. //rtv.aldi

Nuk mungoi dhe prezenca e kryetarit të komunës z.Shqiprim Arifi si dhe kryetarit të bashkësisë lokale z.Ali Sinani.

Në bashkësinë lokale Raincë kemi një interes më të theksuar kemi 200 kontrata të nënshkruara veti kjo që jepë rezultate pozitive, tha z.Arifi.

Ndërsa deponia ilegale e cila ekziston në këtë fshat pas nënshkrimit dhe instalimit në sistemin e grumbullimitë të mbeturinave në tërësi do të bëhet pastrimi i kësaj deponie ilegale sa më shpejtë që banorët të kyçen në këtë sistem aq më shpejtë do të pastrohet deponia ilegale, tha ndër të tjerash kryetari i komunës z.Shqiprim Arifi.//rtvaldi

Kryetari i bashkësisë lokale Raincë z.Ali Sinani tha se kjo iniciativë është marrur para dy viteve mirëpo ne e kemi inicuar dhe më shumë dhe në kontakt me menaxhmentin e N.P. ‘’Moravicës’’ kemi arritur që sot këta kontejnerë t'i kemi këtu.

Me kyçjen e fshatit Raincë në  sisitemin e grumbullimit të mbeturinave pothuajse të gjithë fshatrat në komunën  e Preshevës janë të kyçura në grumbullimin e mbeturinave nga N.P. ‘’Moravica’’. //rtvaldi