Me një koktej të organizuar PDSH-ë përmbyll vitin 2018 (VIDEO)

Me një koktej të organizuar PDSH-ë përmbyll vitin 2018

Partia Demokratike Shqiptare këtë vit kalanderik e përmbylli me një koktej ku të pranishëm ishin një numër i madh i antarëve, aktivistëve dhe simpatizantëve te Partisë Demokratike Shqiptare.

Ata ishin mbledhur edhe njëherë të takohen në këtë vit që po e lëm pas, vitin 2018, ku me një fjalim rasti të pranishmëve i'u drejtua kryetari i kësaj partie z.Ragmi Mustafa.

z.Mustafa gjatë këtij takimi elaboroi punën apo aktivitetin 1 vjeçarë të PDSH-së ku foli rreth aktiviteteve që kanë pasur gjatë vitit 2018, dhe në disa pika shkurtëra foli për pushtetin aktual në Preshevë.

Para mbylljes së këtij takimi për këtë vit, Partisë Demokratike Shqiptare i'u bashkua edhe një antarë i ri këtij subjekti politik i cili ishte antarë I PD-së dega në Preshevë z.Agim Saqipi ku librezën e partisë i'a dorëzoi dhe i dëshiroi mirseardhje lideri i kësaj partie z.Ragmi Mustafa.

Ky ishte kokteji I PDSH-së me rastin  e mbylljes së vitit 2018