Me 5 çanta të zeza, momentet kur punonjësi i konsullatës transporton pjesët e trupit të gazetarit (VIDEO)

Me 5 çanta të zeza, momentet kur punonjësi i konsullatës transporton pjesët e trupit të gazetarit

Një video e publikuar nga televizioni shtetëror turk është duke bërë xhiron e rrjeteve sociale. Në të shihet një person duke dalë nga konsullata e Arabisë Saudite në Stamboll me çanta në duar në të cilat dyshohet se gjendeshin pjesët e trupit të gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi.

Në video duket personi ende i paidentifikuar duke nxjerrë pesë çanta të zeza sportive nga dalja kryesore e Konsullatës në të cilën gazetari Jamal Khashoggi, kritiku i princit të kurorës Muhammed bin Salman u vra në fillim të tetorit.

Edhe pas publikimit të videos ende nuk ka një reagim nga autoritetet saudite sa i përket faktit se çfarë ndodhej brenda çantave.