Haradinaj i quan kukulla Brnabiqin e Vulinin – Thotë se Bashkimi Evropian po i mbyllë sytë para Serbisë

Haradinaj i quan kukulla Brnabiqin e Vulinin – Thotë se Bashkimi Evropian po i mbyllë sytë para Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka quajtur kukulla kryeministren serbe, Ana Brnabiq, si dhe ministrin e Mbrojtjes në qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin.

Udhëheqësi i ekzekutivit kosovar ka tënë se provokimet e serbëve në Banjallukë për hakmarrje e pushtim ndaj Kosovës dhe thirrjet kundër Bashkimit Evropian, përkujtojnë Millosheviqin dhe bëhen në nder të Brnabiqit e Vulinit, shkruan Insajderi.

“Në Banjallukë një njësit me tipare të pastërta paramilitare në marshin më provokues që synon destablilizimin e tërë Ballkanit këndon këngën e “Heronjëve të Kosovës”, e cila në tekstin e saj thërret për hakmarrje dhe pushtim të Kosovës. Njësiti dhe kënga gjenocidale përcillet me thirrjet kundër Bashkimit Europian.
Kjo skenë që përkujton sentimentin gjakpirës të aparaturës së Millosheviqit, bëhet në nder dhe para Kryeministres kukull të Vuciqit, Ana Bërnabic dhe Ministrit të Mbrojtjes kukull të Rusisë, Aleksandar Vulin”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka kritikuar Bashkimin Evropian se po i mbyllë sytë përpara kësaj thirrje të serbëve për luftë e gjenocid, dhe në anën tjetër po shfrytëzon të gjitha mundësitë për t’i bërë presion Kosovës për heqjen e taksës.

“Përderisa Bashkimi Europian shfrytëzon të gjitha kanalet për të bërë presion ndaj Kosovës për një masë legjitime dhe ligjore siç është taksa, e e cila përdoret edhe nga shtetet e zhvilluara siç janë ShBA, Franca, Kanadaja etj., vendosë të mbyllë sytë ndaj kësaj skene e cila bën thirrje për luftë e gjenocid”, është shprehur Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se Kosova është e përkushtuar që të jetësojë idealet evropiane. Ai ka treguar se synimi i Kosovës është integrimi dhe anëtarësimi euro-atlantik, përderisa ka përmendur se Serbia e ka Rusinë si alternativë kërcënuese.

Edhe përkundër këtij disbalansi të politikës së Bashkimt Europian, Kosova është e përkushtuar që të jetësojë idealet europiane në ekonomi, sundim të ligjit, mbrojtje e zhvillim. Synimi ynë strategjik është integrimi dhe anëtarësimi euro-atlantik dhe përqafimi i vlerave të demokracisë, përderisa Serbia ka Rusinë si alternativë kërcënuese në zemër të Europës”, ka shkruar Haradinaj në fund.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt:

Provokimet e Serbisë ndaj Kosovës vazhdojnë, tash në satelitin e tyre të quajtur Republika Srpska. Fatkeqësisht Serbia refuzon aktivisht integrimin dhe përqafimin e vlerave europiane.

Në Banjallukë një njësit me tipare të pastërta paramilitare në marshin më provokues që synon destablilizimin e tërë Ballkanit këndon këngën e “Heronjëve të Kosovës”, e cila në tekstin e saj thërret për hakmarrje dhe pushtim të Kosovës. Njësiti dhe kënga gjenocidale përcillet me thirrjet kundër Bashkimit Europian.

Kjo skenë që përkujton sentimentin gjakpirës të aparaturës së Millosheviqit, bëhet në nder dhe para Kryeministres kukull të Vuciqit, Ana Bërnabic dhe Ministrit të Mbrojtjes kukull të Rusisë, Aleksandar Vulin.

Përderisa Bashkimi Europian shfrytëzon të gjitha kanalet për të bërë presion ndaj Kosovës për një masë legjitime dhe ligjore siç është taksa, e e cila përdoret edhe nga shtetet e zhvilluara siç janë ShBA, Franca, Kanadaja etj., vendosë të mbyllë sytë ndaj kësaj skene e cila bën thirrje për luftë e gjenocid.

Edhe përkundër këtij disbalansi të politikës së Bashkimt Europian, Kosova është e përkushtuar që të jetësojë idealet europiane në ekonomi, sundim të ligjit, mbrojtje e zhvillim. Synimi ynë strategjik është integrimi dhe anëtarësimi euro-atlantik dhe përqafimi i vlerave të demokracisë, përderisa Serbia ka Rusinë si alternativë kërcënuese në zemër të Europës.