Murati: Po habitem si në Kosovë më shumë e duan Leposaviqin se Preshevën

Murati: Po habitem si në Kosovë më shumë e duan Leposaviqin se Preshevën

Për mosdekretimin e Gent Cakajt ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ka reaguar edhe kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati.

Ai ka thënë se mosdekretimi i Gent Cakajt për Ministër të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, është produkt i betejës së brendshme politike në Tiranë. 

“I pështirë ekzaltimi meskin i disave në Prishtinë për këtë mosdekretim. Ndërsa sa i përket ridefinimit të kufijve me Serbinë, ai është një proces i cili drejtpërdrejt i takon Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka thënë ai.

Sipas tij, Tirana zyrtare duhet t’i qëndrojë përkrah Prishtinës ashtu siç tradicionalisht ka bërë çdoherë dhe rrjedhimisht ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë nuk mund të jetë bartës i këtij procesi. 

“Në anën tjetër po vazhdojë me u habit tashmë që disa muaj se si në Kosovë ka njerëz që më shumë e duan Leposaviqin se Preshevën. E sa për provincialistët e Bllokut në Tiranë dhe provincialistët kosovarista që iu gëzuan mosdekretimit të Gent Cakajt, ekzaltimin nuk do ta kenë të gjatë. Nuk do të jetë e largët dita kur gjysma e qeverisë në Tiranë do të përbëhet nga kosovarët”, ka thënë në fund ai. 


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48