Vucic zgjedhjet në Serbi, i lidh me interesin e serbëve në Kosovë

Vucic zgjedhjet në Serbi, i lidh me interesin e serbëve në Kosovë

Presidenti serb Aleksander Vucic ka thënë se zgjedhjet në Serbi varen nga interesi i serbëve në Kosovë.

Partia Progresiste e Serbisë në mbledhjen e saj të fundit u shprehë e gatshme për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Lideri i kësaj partie, Aleksander Vucic, sipas gazetës ‘Blic.rs’ citohet të ketë thënë që për zgjedhje duhet të pyetën dhe shikuar interesi i serbëve të Kosovës.

Zgjedhjet në Serbi gjatë këtij viti mund të shtyjnë dialogun me Kosovën.

Opozita në Serbi që disa javë po proteston duke kërkuar shkarkimin e Vucic. Sot gjithashtu, pritet që në Beograd të ketë protesta masive.