Shqiptarja nga Bujanoci gjendet e plagosur me një plumb në qafë

Shqiptarja nga Bujanoci gjendet e plagosur me një plumb në qafë

Vajza me inicialet A.A. nga fshati Luçan i Bujanocit ishte goditur me një plumb në qafë, ka konfirmuar policia e Vranjës.

Vajza me lëndime të rënda ishte dërguar në spitalin e Vranjës para se të dërgohej në Nish.

Zyra e Prokurorit Publik të Vranjës ka konfirmuar se hetimi po vazhdon.

Sipas informacionit, vajza është goditur nga plumbi në hyrjen e një banese, transmeton Titulli.com.

Sipas kurir.rs, e plagosura ende e ka plumbin në qafë dhe neurokirurgët po punojnë që të kurojnë vajzën, e cila është e vetëdijshme.